Emocionet e’ EURO 2020’/ Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër në luftë për çerekfinale

Emocionet e’ EURO 2020’/ Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër në luftë për çerekfinale

15:25, 28/06/2021

Sot luhet në Kopenhagë ndeshja Kroaci-Spanjë. Dy skuadra të forta janë në luftë për një vend në çerekfinale .

Të dy ekipet u munduan shumë në fazën e grupeve për t’u kualifikuar, teka tani duket sikur rivaliteti është ngritur në doza më të larta.

Kroacia dhe Spanja, dy skuadrat nënkampione (vende të dyta) në grupet e tyre përkatëse, shpresojnë kualifikimin në “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Pas suksesit 3-1ndaj Skocisë, skuadra spanjolle festoi fitoren duke punuar më shumë për ndeshjen e radhës, ndërsa Kroacia duket se mori veten në dy ndeshjet e fundit.

Pas fitores 5-0 të Spanjës kundër Sllovakisë, skuadrën kroate duket se e pret një detyrë e vështirë.

Një sfidë e fortë kjo, nga e cila pritet shumë spektakël.

Ndeshja do luhet në orën 18:00 në “Parken Stadium” .        

 

21:00: Francë-Zvicër (Bukuresht)

 

Sot në orën 21:00 do të luhet ndeshja Francë-Zvicër. Një Francë e cila këtë vit dhuroi mjaft spektakël.

Përballë saj një Zvicër, e cila dhe pse me humbje ndaj Italisë, mori zemër nga fitorja 3-1 ndaj Turqisë.

Franca filloi të dukej favorite me fitoren ndaj Gjermanisë, ndonëse në dy ndeshjet e mëvonshme kishin vetëm barazime.

Lojtarët francezë premtojnë shumë në këtë ndeshje. Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Karim Benzema pritet të dhurojnë spektakël dhe shumë gola.

Trajneri zviceran, Petkovic, shprehet optimist për këtë ndeshje, pavarësisht vështirësisë që ajo ka.

Granit Xhaka, kapiteni i skuadrës zvicerane, u shpreh se do të japin maksimumin e tyre për këtë përballje me kampionët e botës në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco