Capello: Belgjika e varur prej Lukakut, Italia do ta kishte më të vështirë me Portugalinë

Capello: Belgjika e varur prej Lukakut, Italia do ta kishte më të vështirë me Portugalinë

13:33, 28/06/2021

Fusha e blertë e dha verdiktin e saj: Kundërshtarja e Italisë në çerekfinalet e Euro 2020 do të jetë Belgjika e Romelu Lukakut.

Përfaqësuesja belge, e drejtuar nga Martinez, mundi 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos në raundin e 1/8-ave falë golit të Thorgan Hazard.

Duke analizuar kundërshtarët e ardhshëm të të kaltërve, Fabio Capello, trajneri dhe eksperti i njohur italian, deklaroi: “Belgjika nuk më duket një skuadër që luan hapur, belgët luajnë të varur nga Lukaku. Më vjen keq për De Bruyne, por le të shpresojmë që nuk do të mund të riaftësohet në kohë, sepse është lojtar që bën diferencën.

Ata janë një ekip që kur vendoset në zonën e mbrojtjes, është shumë e vështirë për ta mposhtur. Belgjika është skuadër e fortë, megjithatë mendoj se ndaj Portugalisë Italia do ta kishte pasur më të vështirë. Kemi potencial për të avancuar”.

Don Fabio më pas përgëzon trajnerin Roberto Mancini për punën që ka bërë deri më tani, duke nënvizuar: “Ai u kushtoi vëmendjen lojtarëve të rinj. Ndonjëherë ish-kolegët e mi nuk rrezikojnë ose nuk arrijnë të shohin potencialin e lojtarit të ri. Locatelli luajti mbi 40 ndeshje te Milani, por atje nuk e kuptuan se çfarë potenciali kishte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco