Trajneri i Portugalisë s’e fsheh zhgënjimin: Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë me lot në sy

Trajneri i Portugalisë s’e fsheh zhgënjimin: Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë me lot në sy

10:52, 28/06/2021

Një Portugali që më shumë sesa Belgjika e pa veten të dënohej dje nga fati i keq.

Disfata 1-0 në Spanjë (Sevilla) ka bërë që luzitanët të dalin të tronditur nga ky Europian dhe të dorëzojnë në mënyrën më të keqe të mundshme kurorën e kampiones së kontinentit.

Shumë lot në fushë, por akoma më shumë në dhomat e zhveshjes, siç pranoi vetë trajneri Fernando Santos, në sallën e konferencave për shtyp.

“Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar. Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë njëherësh me lot në sy në dhomat e zhveshjes. Dhe ndoshta me të drejtë, pasi dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim kurrsesi të eliminoheshim.

Të paktën nuk e meritonim të humbnim këtë takim, pasi Belgjika me 6 goditje në portë shënoi një gol, ndërsa ne në 29 tentativa goditëm vetëm një shtyllë. Realisht, tani e kam të vështirë të flas, pasi nuk kam shumë argumente për të diskutuar…

Besuam të gjithë deri në fund dhe provuam gjithçka në këtë takim, por vetëm kundër fatit nuk mund të luash. Kishim mjaft besim se edhe sivjet do të bënim një turne madhështor, besonim se mund të shkonim të paktën deri në finale dhe të provonim sërish të fitonim. Na vjen keq”, tha Santos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco