Mourinho do të zbarkojë në Itali, zgjedh aparatamentin në zemër të Romës

Mourinho do të zbarkojë në Itali, zgjedh aparatamentin në zemër të Romës

09:52, 28/06/2021

Numërimi mbrapsht për Mourinho për mbërritjen në kryeqytetin e Italisë po mbaron.

Tekniku portugez do të zbarkojë në Ciampino, fundjavën e ardhshme në një flutuim privat nga Lisbona.

Tani fillon epoka e tij në Giallorossi, duke përcaktuar të gjitha detajet për aventurën e tij të re në Itali.

 Stafi është përcaktuar në Trigoria  ata do të zotërojnë zyrën e sapo rinovuar që mbikëqyr fushat e qendrës sportive dhe që është afër asaj të familjes Friedkin. 

Javën e ardhshme tekniku portugez do të ketë prezantimin e trajnerit dhe natyrisht fillimin e takimit për të përgatitur ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Tani gjithashtu duket se ka vendosur se ku do të jetojë.

Pasi ai ka parë shumë shtëpi në pika të ndryshme të Romës, nga Roma veriore në Monteverde deri në Piazza di Spagna, më në fund tekniku protugez vendosi të jetojë në një apartament  të madh në katin e dytë të Palazzo Taverna, një strukturë historike midis Castel Sant'Angelo dhe Piazza Navona, e ngritur në shekullin XIII dhe përmendur nga Dante në Komedinë Hyjnore.

Një vend unik për të lumturuar edhe gruan e tij Matildei e cila ka një dobësi për bukuritë historike të Romës.

 Për familjen është një zonë e shkëlqyer dhe sugjestionuese për të jetuar, por nuk do të jetë aq e lehtë për Mourinho të arrijë Trigoria tridhjetë kilometra larg me Grande Raccordo Anulare pa trafik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco