Rekord i zi/ Holanda për herë të parë në histori, nuk goditi asnjëherë portën!

Rekord i zi/ Holanda për herë të parë në histori, nuk goditi asnjëherë portën!

23:10, 27/06/2021

Pas humbjes 2-0 ndaj Çekisë, Holanda ka vendosur një rekord negativ gati të pabesueshëm.

Për herë të parë në një ngjarje të madhe, Europian apo Botëror, Holanda nuk arriti ta bëjë asnjë gjuajtje brenda kornizës së portës kundërshtare dhe për pasojë u eliminua nga eventi madhështor.

Gjatë gjithë historisë Holanda ka zhvilluar 89 ndeshje në Kampionate Evropiane dhe Botërore, por sot dështoi për herë të parë duke vendosur këtë rekord të zi.

Ky ishte një dështim tjetër i Holandës në Europian, pasi më 2016 nuk u kualifikua fare dhe më 2012 nuk mundi ta kalojë fazën e grupeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco