Neymar preket kur e krahasojnë me legjendën Pele

Neymar preket kur e krahasojnë me legjendën Pele

15:19, 18/06/2021

Neymar mund të mos fitojë dot kurrë 3 Kupa Bote siç ka bërë një ndër më të mëdhenjtë e futbollit, Pele, por ai po redukton distancën me legjendën e futbollit përsa i përket golave të shënuar me fanellën e Selecaos.

Ai e reduktoi hendekun në 9 gola pas fitores 4-0 të Brazilit ndaj Perusë në Copa America.

Sipas të dhënave zyrtare të FIFA-s, Pele është i pari në klasifikimin e golave të shënuar me Selecaon me 77, por Neymar deri tani ka 68, pasi shënoi ndaj Perusë.

Vetë Neymar u shfaq i prekur, thuajse mes lotësh kur foli për krahasimin me O’Rey pas ndeshjes.

Natyrshëm që për mua është një nder i madh, që të jem pjesë e historisë së Brazilit. Te jem i sinqertë, ëndrra ime ishte që një ditë të luaja për Brazilin, të vishja këtë fanellë. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të arrija këto shifra. Kjo është diçka shumë prekëse për mua, pasi kam kaluar shumë këto dy vitet e fundit, gjëra të vështira dhe të komplikuara. Këta numra nuk janë asgjë para lumturisë që unë ndiej kur luaj për Brazilin”, tha ylli brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco