FOTO/ Eriksen do të operohet, do t’i vendoset një pajisje në zemër

FOTO/ Eriksen do të operohet, do t’i vendoset një pajisje në zemër

10:38, 17/06/2021

Pas atakut kardiak të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, tashmë do i nënshtrohet një operacioni në zemër.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Federata e Danimarkës, ka njoftuar se pas testeve të zemrës të kryera, Eriksen tashmë do ketë një operacion, ku në zemër do i vendoset një defribilator.

Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin në zemër.

“Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit. Christian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Christian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, shkruhet në komunikatë.

Një cardioverter defibrillator implantuese, i quajtur zakonisht një ICD, është një pajisje e vogël që monitoron dhe rregullon ritmin e zemrës.

Një ICD mund të përdoret për t’u kujdesur për lloje të caktuara të aritmisë. Një aritmi është një anomali në ritmit të zemrës, të cilat mund të jenë të dëmshme ose fatale nëse nuk trajtohet si duhet.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco