Finalja e madhe e Champions League, formacionet zyrtare të Man City - Chelsea

Finalja e madhe e Champions League, formacionet zyrtare të Man City - Chelsea

19:52, 29/05/2021

Mbrëmja e madhe erdhi! Finalja e Ligës së Kampionëve, e shikuar në të gjithë botën, do të jetë edhe më shumë në Angli sonte, teksa dy skuadra britanike: Chelsea dhe Manchester City do të përballen mes tyre.

Dy formacione që kanë pasur sezone shumë të ndryshme. “Qytetarët” nën drejtimin e Pep Guardiola-s kanë dominuar  që nga fillimi i sezonit në Angli, duke arritur të kurorëzoheshin edhe kampion të Premier League. Nga ana tjetër, “Blutë”  nën urdhrat e Frank Lampard hasën shumë vështirësi, por pas mbërritjes së Thomas Tuchel u kthyen sërish në formë, duke zhvilluar paraqitje fantastike. Për Tuchel kjo është finalja e dytë rresht në Champios pas asaj ndaj Bayern Munich (0-1) sezonin e kaluar, të cilën ekipi që drejtonte atëherë e humbi, ndërsa Guardiola kërkon të fitojë Champions-in e tretë në karrierën e tij pas atyre në 2009 dhe 2011 me Barcelonën.

Manchester City gjendet për herë të parë në finalen më të rëndësishme, që e kanë zhvilluar që nga formimi i Klubit, 51 vite më parë. Skena finale është disi më familjare për Chelsea, që në vitin 2012 mposhti Bayern Munchen dhe u shpall kampion.

Finalja e Champions League luhet në stadiumin “Dragao” të Portos në Portugali, ku do të jenë të pranishëm rreth 17.000 tifozë.

 

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco