Kombëtarja zhvillon seancën e radhës – Mbrojtësi kuqezi i dëmtuar në gju, lë grumbullimin për të mos rrezikuar

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës – Mbrojtësi kuqezi i dëmtuar në gju, lë grumbullimin për të mos rrezikuar

18:55, 29/05/2021

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor.

Grupi është kompletuar i gjithi ditën e sotme, teksa zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje, për shkak të një problemi në gju.

Hysaj ka mbërritur sot në Durrës ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin.

Skuadra vazhdon të stërvitet intensivisht për këto dy sfida mjaft të vlefshme për kuqezinjtë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco