Hakimi larg Interit, pritet bashkimi me klubin e PSG-s

Hakimi larg Interit, pritet bashkimi me klubin e PSG-s

13:23, 29/05/2021

PSG vijon të ushtrojë presion për Achraf Hakimi. Mbrojtësi i djathë është objektivi i madh i Leonardos, drejtorit sportiv të nënkampionëve të Francës. Interi po kalon një moment të vështirë ekonomik dhe pritet të sakrifikojë 22-vjeçarin maroken.

Footmercato raporton se lojtari, për të cilin interesohen edhe Chelsea e Bayern Munchen, nuk e ka refuzuar propozimin e Leonardos dhe ka vendosur të zgjedhë PSG-në si klubin e ardhshëm të karrierës. Tani duhen bindur drejtuesit e Interit.

Kampionët e Italisë duan 80 milion euro për kartonin e Hakimit, ndërsa PSG shkon deri në 60 milion euro. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e madhe, por klubi francez ka avantazhit e “po”-së së lojtarit, i cili po pret arritjen e akordit për të kaluar në Ligue 1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco