Theu rregullat e karantinës, policia braziliane arreston futbollistin e Ajax

Theu rregullat e karantinës, policia braziliane arreston futbollistin e Ajax

22:28, 28/05/2021

Futbollisti i Ajax dhe Brazilit David Neres u ndalua nga policia pasi shkeli rregullat e pandemisë duke marrë pjesë në një parti në Sao Paulo.

Image

Së bashku me Neres u kap dhe futbollisti i Sao Paolos, Rober Arboleda dhe një numër tjetër prej 124 personash. Dyshja u dërgua në komisariatin e policisë dhe më pas u lanë të lirë teksa tani duhet të paguajnë një gjobë të majme për të mbyllur problemet me drejtësinë.

Sulmuesi 23 vjeçar luan prej 4 sezonesh me skuadrën e Ajaxs-it duke zhvilluar paraqitje mjaft të mira të cilat janë shpërblyer dhe me një vend në kombëtaren e “seleçaos”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco