Reja nuk ndalon rekrutimet nga ‘Superiorja’/ Grumbullon në Kombëtare lojtarin e Tiranës

Reja nuk ndalon rekrutimet nga ‘Superiorja’/ Grumbullon në Kombëtare lojtarin e Tiranës

12:30, 27/05/2021

Shqipëria nis sot pasdite përgatitjet për dy miqësore që luan kundër Uellsit dhe Ccekisë, më 5 dhe 8 qershor, ndërkohë që nga FSHF pritet njoftohen ndryshime në listën e lojtarëve që Reja do të ketë në dispozicion.

Erjon Hoxhallari është një nga lojtarët e ftuar nga Reja në momentet e fundit dhe këtë e ka zbuluar vetë klubi i Tiranës, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Futbollisti Erjon Hoxhallari është ftuar nga Kombëtarja A e Shqipërisë. Mbrojtësi i kampit bardheblu do të grumbullohet me kuqezinjtë nën urdhrat e trajnerit Reja.

KF Tirana vijon të furnizojë Kombëtaren Shqiptare me asetet e saj. I urojmë suksese Kombëtares në përballjet e radhës”, shkruan klubi kryeqytetas. Kështu konfirmohen katër lojtarë nga Superiorja në kombëtare. Më parë janë ftuar edhe portierët Alen Sherri e Romeo Harizaj, si dhe sulmuesi Taulant Seferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco