Teuta u shpall kampion, presidenti Hasanbelliu: Ia dola të sjell një titull në Durrës, ja pse festova ndaj Laçit

Teuta u shpall kampion, presidenti Hasanbelliu: Ia dola të sjell një titull në Durrës, ja pse festova ndaj Laçit

22:10, 26/05/2021

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu është shfaqur shumë i lumtur për titullin e fituar nga skuadra e tij. Në një prononcim të dhënë për mediat, numri 1 i durrsakëve është shprehur se pas fitores në Laç u emocionua shumë dhe e dinte se ishin 4 gola para Vllaznisë në renditja, por më pas u pendua për festën që bëri.

 “Vllaznia ka bërë një sezon shumë të bukur. Për mua është ata e kanë fituar moralisht një trofe. Kanë zhvilluar një kampionat që askush nuk e priste. Dua të falënderoj shumë shkodranët edhe tifozerinë e Vllaznisë. Titullin e fituar ia dedikoj të gjithë durrsakëve, tifozëve, gazetarëve dhe mbarë opinionit publik durrsak.

Pas shumë viteve ia dola të sjell një titull kampion. Është diçka e veçantë. Në ndeshjen e kaluar me Laçin u gëzova shumë, ishte emocionuese. Unë e dija se kishim dalë kampionë. E dija se ishim 4 gola para Vllaznisë dhe jo 1 para. Më vonë u pendova që e bëra atë festë.”, tha Hasanbelliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco