FOTO/ Presidenti Ilir Meta uron Teutën për titullin kampion

FOTO/ Presidenti Ilir Meta uron Teutën për titullin kampion

20:46, 26/05/2021

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka uruar Teutën për shpalljen kampione të Kategorisë Superiore.

Kreu i shtetit ka përgëzuar “Djemtë e Detit” dhe të gjithë tifozët durrsakë, për këtë trofe të rëndësishëm të fituar me meritë pas 27 vitesh pritje.

“Urime KF Teuta për shpalljen kampione të Kategorisë Superiore!

Përgëzime Djemve të Detit dhe të gjithë tifozëve durrsakë për këtë trofe të rëndësishëm të fituar me meritë pas 27 vitesh pritje”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco