Sipas AAG Sports, Vedat Muriqi ka njoftuar drejtuesit e Lazios se dëshiron të luanë me Fenerbahçen sezonin e ardhshëm.
Mediat turke kanë njoftuar gjithashtu se Muriqi pati një takim me Presidentin Ali Koç dhe Emre Belozoglu. Akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar, por ky i fundit nuk pati një sezon të mirë në Itali.
Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu ka thënë: “Muriqi dëshiron rikthimin në Fenerbahçe, ai ka zhvilluar disa telefonata me presidentin e klubit”.
Edhe gruaja e Muriqit, Edibe Muriç, ka publikuar një foto në llogarinë e saj zyrtare në instagram, duke thënë: “Kam marrë shumë mesazhe nga ju, shpresoj që ëndrra ime të realizohet”, duke asociuar se lojtari i kombëtares së Kosovës është pranë rikthimin në Turqi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: