Liverpool e ka gati ofertën për yllin e Barcelonës, Greizman

Liverpool e ka gati ofertën për yllin e Barcelonës, Greizman

19:20, 24/05/2021

Liverpool është një ndër skuadrat e shumta që do të përgatisin ofertë për yllin e Barcelonës, Antoine Greizmann.

Barcelona pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër, por kjo nënkupton të shesin disa nga yjet kryesor.

Nëntë lojtarë mund të largohen në muajt në vijim dhe francezi është një ndër të parët që thuhet se do shitet.

Sipas El God Digital, francezi do largohet për një vlerë të caktuar dhe Liverpool është duke vëzhguar nga afër situatën.

Barcelona e mbylli edicionin në pozitën e tretë në La Liga, u eliminuan në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve, derisa fituan vetëm Kupën e Mbretit.

Griezmann e mbylli sezonin me 21 gola dhe shtatë asistime, derisa kërkohet edhe nga ish-klubi, Atletico Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco