Milani u kualifikua në Champions, Mario Mandzukic merr vendimin e papritur

Milani u kualifikua në Champions, Mario Mandzukic merr vendimin e papritur

17:49, 24/05/2021

Pas kthimit në Champions League, kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, ku mungonte që nga edicioni 2013-2014, te Milani është koha për të menduar ndërtimin e një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm.

Sipas të gjitha gjasave, në organikën e kuqezinjve nuk do të bëjë më pjesë Mario Mandzukic, kontributi i të cilit në pjesës së dytë të sezonit ishte më pak se modest.

Është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje, me kohë të kufizuar, pa mundur të shënojë qoftë një gol.

Kur drejtuesit e Milanit e rikthyen në Serinë A, menduan se do të ishte një alternativë e besueshme për Zlatan Ibrahimovicin.

Kontrata e sulmuesit kroat ishte e lidhur me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por rinovimi nuk ishte automatik dhe një ditë pas përfundimit të sezonit ish-sulmuesi i Juventusit njoftoi lamtumirën nga kuqezinjtë nëpërmjet një postimi në Instagram.

“U jam mirënjohës drejtuesve të klubit që më dha këtë mundësi, stafit teknik për punën e përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës, të cilët nuk janë vetëm lojtarë të shkëlqyer, por edhe një grup i shkëlqyeshëm djemsh. Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub fantastik në Champions League. U uroj të gjithëve në klub më të mirën për të ardhmen”, ishin fjalët e kroatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco