Mungon në Europian/ Reagon për herë të parë Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam!

Mungon në Europian/ Reagon për herë të parë Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam!

15:24, 24/05/2021

Sergio Ramos nuk do të përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Menjëherë pas vendimit të trajnerit, Luis Enrique ka reaguar mbrojtësi i Real Madridit i cili kohët e fundit po vuan si pasojë e dëmtimeve fizike.

“Pas disa muajve problematik dhe një sezoni jo-normal që është ndryshe nga ajo çfarë kam pasur eksperiencë në tërë karrierën time përfshirë Kampionatin Evropian”, tha fillimisht ai.

“Unë kam luftuar me mish e me shpirt çdo dit që të jem 100% me Real Madridin dhe Kombëtaren e Spanjës, por gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet”, shtoi ai.

“Më dhëmb shpirti kur nuk mund të ndihmoj dot Spanjën, por është më mirë të pushoj, të rikuperohem plotësisht, dhe vitin tjetër të rikthehem ashtu siç kam bërë gjithmonë.

“Iu uroj fat të gjithë shokëve të ekipit dhe shpresoj të kenë një Kampionat Europian të madh, do t’i mbështes nga shtëpia. Përshëndetje për të gjithë”, përfundoi Sergio Ramos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco