ZYRTARE/ E konfirmon shkodrani, futbollisti i Kombëtares nuk rinovon

ZYRTARE/ E konfirmon shkodrani, futbollisti i Kombëtares nuk rinovon

14:32, 24/05/2021

Bekim Balaj është lojtar i lirë.

Pas ndeshjes së fundjavës ku humbi 11 metërsh me Sturm Graz, shkodrani ka konfirmuar largimin nga klubi austriak pas dy sezonesh. 30 vjeçari i Kombëtares nuk ka lënë gjurmë në Austri, me drejtorin e Sturm Graz që pak ditë më parë njoftoi se Balaj nuk do rinovonte.

Balaj këtë sezon luajti 29 ndeshje me ish-klubin, duke shënuar 3 gola në kampionat dhe 4 në Kupë. Mbetet të shihet skuadra e re e shkodranit, ndërsa sulmuesi është lojtar i lirë prej ditës së djeshme dhe mund të firmosë në çdo skuadër. Më herët Balaj ka luajtur në Çeki, Poloni, Kroaci dhe Rusi, ndërsa ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Tiranës në Superligë.

Postimi i Balaj duke falenderuar Sturm Graz:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco