VIDEO/ Chelsea me fat merr sërish vendin e 4-t, Tottenham barazon Leicester

VIDEO/ Chelsea me fat merr sërish vendin e 4-t, Tottenham barazon Leicester

18:44, 23/05/2021

Po luhet në këto momente java e fundit e Premier League, ku vendosen edhe verdiktet përfundimtare.

E gjithë lufta bëhet për Europën dhe Ligën e Kampioneve, pasi kampioni dhe skuadrat që kanë rënë një kategori më poshtë janë vendosur.

Chelsea ka ngushtuar shifrat 2-1 ndaj Aston Villa-s,  falë golit të shënuar nga Benjamin Chilëell në minutën e 70-të.

 

 

Megjithatë, edhe pse po humbasin “Blutë e Londrës” e kanë marrë sërish vendin e katërt në renditjes, pasi Tottenham ka barazuar sërish shifrat 2-2 ndaj Leicester (autogol i portierit të Leicester Kasper Schmeichel), duke i zbritur këta të fundit në vendin e pestë të renditjes.

 

 

Ndërkoh kampionët e Manchester City-t po fitojnë me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Everton. Dy prej golave të City-t janë realizuar nga Sergio Aguero (71 dhe 76), i cili u fut si zëvendësues në minutën e 64-t. Aguero pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco