VIDEO/ Vardy realizon dopietë, Aston Villa nxjerr jashtë Champions Chelsea-n. Ja renditja e Premier League

VIDEO/ Vardy realizon dopietë, Aston Villa nxjerr jashtë Champions Chelsea-n. Ja renditja e Premier League

18:28, 23/05/2021

Po luhet në këto momente java e fundit e Premier League, ku vendosen edhe verdiktet përfundimtare.

E gjithë lufta bëhet për Europën dhe Ligën e Kampioneve, pasi kampioni dhe skuadrat që kanë rënë një kategori më poshtë janë vendosur.

Leicester ka kaluar sërish në avantazh 2-1 përballë Tottenham, duke zbritur Chelsea-n e ThmoasTuchel që po humbet me rezultatin 0-2 ndaj Aston Villa-s në vendin e pestë të renditjes ( Chelsea ka një shans nëse fiton Champions League në finale ndaj Manchester City-t).

Ishte i përhershmi Jamie Vardy ai i cili shënoi për “Dhelprat” në minutën e 52-të nga pika e bardhë e penalltisë (edhe goli i parë për Leicester ishte shënuar nga Vardy nga 11-metrat).

 

 

Pas golit të Anwar El-Ghazi  në minutën e 52-të nga penalltia, ishte Timo Werner ai i cili ngushtoi shifrat për “Blutë e Londrës” në minutën e 59-të. Por, goli i gjermanit u anulua nga arbitri pas konsultimit me VAR për pozicion jashtë loje.

 

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco