Mërgim Mavarj kthehet zyrtarisht në Bundesliga, java e fundit ishte një çmenduri

Mërgim Mavarj kthehet zyrtarisht në Bundesliga, java e fundit ishte një çmenduri

18:10, 23/05/2021

Java e fundit e Bundesligës 2 gjermane ka qenë një çmenduri e vërtetë.

Futbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj siguroi zyrtarisht ngjitjen në Bundesligë me Greuther Furth e tij, teksa e kanë mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 64 pikë, 3 më pak se Bochumi.

Megjithatë ishte e pabesueshme ajo që ndodhi me Holstein Kiel, që dogjën të gjithë sezonin me dy ndeshjet e fundit.

Kieli humbi ditën e sotme me Darmstadin, 2-3, ku përfitoi Greuther Furth, që triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Dusseldorfit dhe i mori vendin e dytë.

Holstein Kiel kishte mundësinë ta mbyllte sezonin në vendin e parë, por dy humbjet e fundit në kampionat i zbritën ata në vendin e tretë ku tashmë do luajnë në “Play Off”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco