I 19-ti në histori, Inter ngre titullin kampion në qiellin e Milanos

I 19-ti në histori, Inter ngre titullin kampion në qiellin e Milanos

17:28, 23/05/2021

Një ditë feste për popullin zikaltër. Pas 11 vitesh pritje, Inter u shpall kampion i Italisë, duke ngritur në qiellin e Milanos  Scudetton e 19-të në historinë e klubit.

Pas një sezoni fantastik, ekipi i Contes kurorëzoi në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar titullin kampion me 91 pikë të grumbulluara. Pasi u shpallën kampionë matematikisht para pak ditësh, sot, zikaltrit kanë ngritur titullin në “Giuseppe Meazza”.

Kapiteni Samir Handanovic ka marrë në duart e tij trofeun dhe ka festuar me pjesën tjetër të skuadrës në qendër të stadiumit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco