Inter feston Scudetton me manita ndaj Udineses

Inter feston Scudetton me manita ndaj Udineses

16:57, 23/05/2021

Inter është zyrtarisht kampione e Italisë për sezonin futbollistik 2020-2021. Zikaltërit mundën me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën e Udineses në ndeshjen e fundit (java e 34-t).

Pjesa e parë përfundoi me një epërsi 2-0 falë golave ​​të shënuar nga Eriksen dhe Young. Ndërsa në të dytën zikaltërit e Antonio Conte-s realizuan edhe 3 herë të tjera, duke e kthyer ndeshjen e fundit në një festival të vërtetë golash.

Lautar Martniez realizoi me penallti në minutën e 55-të, ndërsa Perisic shënoi në minutën e 64-t me një goditje spektakolare. Golin e fundit për Interin e realizoi Romelu Lukaku në të 71-tën, ndërsa atë të nderit për Udinesen e shënoi Roberto Pereyra në minutën e 79-të.

Zikaltrit ngrenë kështu trofeun duke u shpallur kampion  të Serisë A për herë të 19-të në historinë e klubit zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco