Seria A mbyllet sot, Juventus,Milan dhe Napoli luajnë gjithçka për gjithçka

Seria A mbyllet sot, Juventus,Milan dhe Napoli luajnë gjithçka për gjithçka

12:16, 23/05/2021

Serie A sot do ta mbyllë sezonin 2020/21 me disa ndeshje që do të përcaktojnë dhe fatet e shumë ekipeve por edhe të trajnerëve të tyre. Kampion është shpallur Interi, ndërsa dihen edhe tri ekipet që kanë rënë nga liga. Crotone, Parma dhe Benevento do të garojnë në Serie B nga edicioni i ardhshëm.

Bashkë me Interin, Atalanta e ka siguruar Champions Leaguen, kurse dy vendet e fundit që dërgojnë në garën prestigjioze do të diskutohen mes Milanit, Napolit dhe Juventusit.

Rosonerët gjenden në vendin e tretë me 76 pikë, aq sa ka edhe Napoli një pozicion më poshtë. Vendin e pestë e zë Juventusi me 75 pikë. Milanit dhe Napolit iu nevojitet fitorja për t’u kualifikuar, kurse Juventusit përveç fitores i nevojitet edhe gabimi i njërës nga dy ekipet sonte.

Milani e ka sfidën më të vështirë nga të gjithë, pasi i shkon Atalantas. Napoli e pret Veronan, kurse Juventusi do të udhëtojë në Bologna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco