Një 14 vjeçar vdes duke festuar titullin e Atletico Madrid

Një 14 vjeçar vdes duke festuar titullin e Atletico Madrid

12:50, 23/05/2021

Të shtunën ka vdekur një djalë 14 vjeçar derisa po e feston titullin e fituar nga Atletico Madrid në La Liga.

I riu kishte nxjerrë gjysmën e trupit nga dritarja e makinës dhe u përplas me një mur në një parking në Plaza de Santa Ana në Madrid.

Makina vozitej nga prindërit e shokut të tij, teksa në veturë ishte edhe vëllau i viktimës.

Brenda parkingut, i riu nxori gjysmën e trupit në njërën nga dritaret dhe e goditi një mur.

Si rezultat i goditjes, 14-vjeçari mori goditje të rënda në kokë, nga të cilat nuk mundi të shpëtonte, raporton Reuters përcjell Klan Kosova.

Ai kishte pësuar edhe atak kardiak sipas raportimit të autoriteteve emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco