Hera e parë pas 11 vitesh që Reali e mbyll sezonin pa asnjë trofe të fituar

Hera e parë pas 11 vitesh që Reali e mbyll sezonin pa asnjë trofe të fituar

10:50, 23/05/2021

Atletico Madridi  ka fituar titullin në La Liga, kjo do të thotë që Real Madridi ta përfundojë sezonin pa fituar ndonjë trofe për here të parë që nga sezoni 2009/10.

“Los Blancos” u eliminuan nga Alcoyano në Copa del Rey, ndërsa u eliminuan nga Chelsea në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Hera e fundit që Real Madridi nuk kishte fituar ndonjë trofe ishte para 11 viteve, kur u eliminuan nga Alcoron në Copa del Rey dhe dështuan ta kalojnë Lyonin në 1/8 e finales në Champions Legue.

Pas atij sezoni, “Los Blancos” dominoi në Evropë dhe ndërtoi një skuadër të fortë, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo që u ndihmoi të fitonin katër herë Champions Leaguen.

Me sezonin 2020/21 tashmë të përfunduar, Real Madridi do të mundohet të rindërtojë ekipin dhe të jetë kandidat i fuqishëm për Champions League dhe titujt e brendshëm në edicionin e ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco