Buffon: E ardhmja? Nëse ka ndonjë të çmendur të vërë bast mbi mua, do ta ndjek

Buffon: E ardhmja? Nëse ka ndonjë të çmendur të vërë bast mbi mua, do ta ndjek

11:29, 20/05/2021

"Ta mbyllësh në këtë mënyrë është diçka që më bën krenar. Unë kam ndarë shumë aventura me shokët e mi të skuadrës, ishte vërtet qershia mbi tortë". Këto ishin fjalët e para të Gianluigi Buffon, portierit të Juventusit i cili fitoi Kupën e Italisë mbrëmjen e djeshme dhe luajti sezonin e tij të fundit me fanellën bardhezi.

Bufon foli gjithashtu për largimin nga Juve por edhe për të ardhmen (datëlindja 1978), i cili ende po kërkon stimuj përtej ngjyrave bardhezi: “Njerëzit e Juves do të jenë gjithmonë pjesë e jetës time, nuk është ky fund ai që do të ndryshojë asgjë. Mendoj se kam dhënë shumë dashuri, shumë krenari dhe shumë guxim, sa herë që dilja në fushë. Jam krenar për këtë. Pastaj, të gjitha gjërat duhet të marrin fund. Unë jam 43 vjeç, dikush duhet të bëjë zgjedhje që mund të duken jopopullore ose të çmendura. Por, nëse unë jam ky, është për shkak se ajo çikë çmendurie kurrë nuk më ka vendosur kufij.

Jam i lumtur kur ëndërroj. Thelbi i ekzistencës time është të mposht vetveten, të udhëtoj, ta çoj energjinë time në kufi. Unë madje mund të mendoj për ta lënë futbollin, jam i lumtur, i kënaqur. Por, nëse është dikush më i çmendur se unë, që më bën të imagjinoj diçka të madhe, e ndjek atë, sepse kjo është jeta. Po ashtu mund të zbres në Serie C dhe të ngjitem në Serie A… Gjithmonë kam kërkuar shumë nga vetja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco