Shkëmbim mes Joao Felix – Griezmann? Ja si përgjigjet presidenti i Atletico Madrid

Shkëmbim mes Joao Felix – Griezmann? Ja si përgjigjet presidenti i Atletico Madrid

10:35, 20/05/2021

Ditët e fundit në mediat spanjolle u përfol për një shkëmbim mes Antonie Griezmann dhe Joao Felix. Futbollisti francez ishte vendosur në listën e transferimeve nga drejtuesit e Bacelonës, ndërsa talenti portugez kishte qenë larg pritshmërive këtë sezon me fanellën e Atletico Madrid.

Nëse kjo mundësi dukej interesante në letër, si financiarisht ashtu edhe në anën sportive, ky shkëmbim mohohet kategorikisht nga presidenti i “Los Colchoneros”.

“Joao është lojtari ynë. Në fund, ata luajnë ku të duan. Griezmann dëshiron të luajë për Barcelonën dhe Joao Felix për Atletico Madrid, ” tha Enrique Cerezo në mikrofonin e Movistar +. Lajm i keq për Barçën, të cilëve tashmë u duhet të gjejnë një skuadër të re për Griezmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco