Arsenal mposht Sheffield United dhe ndez shpresën për Europën

Arsenal mposht Sheffield United dhe ndez shpresën për Europën

23:07, 11/04/2021

Arsenali nuk e ka thënë fjalën e fundit në garën për në Evropë. Në transfertën e luajtur ndaj Sheffield United, “Topçinjtë” u kthyen në shtëpi me tre pikët, falë suksesit 3-0. Londinezët renditen në vendin e 9-të, 10 pikë pas West Ham-it, të vendit të 4-t.

Njeriu i ndeshjes për Arsenalin për javën e 31-të në Premier League quhet Alexandre Lacazette. Francezi shënoi një dygolësh(33, 85), i plotësuar edhe nga i riu Gabriel Martinelli (i 71-ti), autori i golit të tij të parë në kampionat që nga 21 janari, 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco