Son bëhet shkaktar i përplasjes mes Mourinho-s dhe Solskjaer

Son bëhet shkaktar i përplasjes mes Mourinho-s dhe Solskjaer

22:29, 11/04/2021

Fitorja e sotme e Manchester United ndaj Tottenham-it nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Cavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull Scott McTominay ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Jose Mourinho-s, i cili i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij dhe ka kritikuar trajnerin e Man United, Solskjaer.

“Së pari, më lër të të them diçka. Jam shumë, shumë i befasuar që pas komenteve që Ole-n i bëri Son-it, nuk më pyet për këtë (i tha Mourinho njërit prej gazetarëve).

Siç i thashë dhe Ole-s pak minuta më parë, nëse do t’i kisha thënë unë njërit prej lojtarëve A, B ose C të një klub tjetër se "nuk do t'i jepja ushqim nëse do të ishte djali im" ose diçka e tillë - cili do të ishte reagimi?

“Është shumë, shumë e trishtueshme. Mendoj se është vërtet trishtuese që nuk më pyet për këtë. Është e trishtueshme që ju nuk keni moralin  të silleni me mua në të njëjtën mënyrë si sillesh me të tjerët.

“Në lidhje me këtë, unë thjesht dua të them se Son është shumë me fat që babai i tij është një person më i mirë se Ole. Unë jam baba. Unë mendoj se si baba duhet t’i ushqeni fëmijët tuaj. Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë ata. Nëse ju duhet të vidhni për të ushqyer fëmijët tuaj, bëjeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco