Fitore bindëse për Besa Famgasin e Prishtinën

Fitore bindëse për Besa Famgasin e Prishtinën

23:58, 10/04/2021

Besa Famgas e Prishtina kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së 27-të, të parafundit në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Besa Famgas fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 43:29. Reprezentuesi i Kosovës, Jon Muqolli dhe spanjolli Victor Alonso u shquan me efikasitet te pejanët, duke realizuar nga 7 gola.
Nga 9 gola për Kastriotin i shënuan Festim Mustafa e Hamdi Salihu.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 54 pikë. Kastrioti është i katërti me 26 pikë.

Rivaliteti ka munguar edhe në Mitrovicë, ku u takuan Trepça e Prishtina. Skuadra prishtinase fitoi me rezultat 37:24. Lulzim Shabani ishte më efikasi te Prishtina me 6 gola. Te mitrovicasit u dallua portieri Behar Terziqi, ndërsa më efikasët ishin Amar Mujka e Fitim Klinaku me nga 5 gola. Prishtina është e dyta me 43 pikë ndërsa Trepça e treta me 28 pikë.

Në Superligën B u luajt një ndeshje e xhiros së 24-t, të fundit. Zhegra fitoi në Gjilan ndaj Llapit me rezultat 35:33.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco