Lazio në zi, aksidenti i rëndë i merr jetën futbollistit 19 vjeçar

Lazio në zi, aksidenti i rëndë i merr jetën futbollistit 19 vjeçar

08:48, 25/03/2021

Talenti i Lazio Primavera, Daniele Guerini, ka humbur jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e djeshme.

Lajmi i hidhur u bë i ditur nga klubi bardhekaltër, i cili në llogarinë e tij në Instagram shprehu dhimbjen për këtë tragjedi:

'I gjithë klubi është i tronditur nga dhimbja. Lazio shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen’ shkruhej në postimin e klubit.

 Guerini kishte festuar 19 vjetorin ditën e diel, ndërkohë që dje është aksidentuar së bashku me dy miq të tjerë adoleshentë, të cilët gjenden në spital në gjendje të rëndë.

Të rinjtë u përplasën me Mercedes Class A, që drejtohej nga një 68-vjeçar, sipas mediave italiane.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco