Zbulohet një rast me koronavirus te kundërshtari i kuqezinjve në grup

Zbulohet një rast me koronavirus te kundërshtari i kuqezinjve në grup

08:42, 25/03/2021

Mesfushori i Leeds United, Mateusz Klih, ka dalë pozitiv me koronavirus, ka njoftuar Federata e Futbollit të Polonisë.

30-vjeçari tani do të humbasë kualifikuesen e Kampionatit Botëror të Polonisë në Hungari të enjten, ndërsa pret rezultatet e një prove të dytë.

Kjo gjithashtu mund ta shohë atë të përjashtuar nga ndeshjet kundër Andorrës të dielën dhe kualifikuesen kundër Anglisë në “Wembley” të mërkurën e ardhshme.

Klih nuk ka treguar ndonjë simptomë. Jakub Kviatkovski, zyrtar për media i “FA” polake, shkroi në “Twitter”: “Kombëtarja polake do të bëjë pa lojtarin dhe do të presë rezultatet e testeve të pjesës tjetër të skuadrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco