Kosova drejt fitores pas 45 minutave lojë në 'Fadil Vokrri'

Kosova drejt fitores pas 45 minutave lojë në 'Fadil Vokrri'

21:44, 24/03/2021

Është mbyllur pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Lituanisë.

Pas 45 minutave lojë në “Fadil Vokrri”, Dardanët po dominojnë dhe po fitojnë me rezultatin minimal, 1-0.

Në minutën e 27-të, Arbër Zeneli e ka dërguar topin në rrjetë për t’i kaluar në epërsi ‘Dardanët’.

Kosova, pothuajse me më të mirët sonte në fushë, pati edhe shumë raste tjera, sidomos me anë të Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Ata shpresojnë që ta bëjnë një gjë të tillë në pjesën e dytë, për të fituar më shumë besim para ndeshjeve të rëndësishme të dielën dhe të mërkurën.

Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.

Kosova sonte po luan me fanellat e reja të zeza për herë të parë, ashtu edhe me logon e re të publikuar nga FFK këtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco