Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë

20:23, 24/03/2021

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën miqësore në mes të Kosovës dhe Lituanisë që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Bernard Challandes ka hedhur nga minuta e parë në fushë pothuajse më të mirët, pasi dëshiron të konsolidojë sa më shumë skuadrën para përballjeve me Suedinë, të dielën dhe me Spanjën të mërkurën (31 mars).

Përveç Amir Rrahmanit, që është i dëmtuar dhe do të mungojë, Bernard Challandes ka hedhur në fushë 11-shen më të mirë që ka Kosova.

Vendin e të përjashtuarit, Aro Muric, për arsye disiplinore siç ka thënë FFK, e ka zënë Samir Ujkani, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah.

Kosova:

11-shja startuese e Kombëtares sonë për miqësoren përballë Lituanisë. #Dardanët #BesaBesë #ForcaKosovë

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova on Wednesday, March 24, 2021

Lituania: Svedkauskas; Beneta Caspuitis, Vatkunas, Mikoliunas; Strgedas, Silvka, Dapkus, Lasickas; Cerrych, Novkovas.

‘Dardanët janë në një ecuri negative, që nga viti 2019 në ndeshje miqësore dhe zyrtare, kanë arritur vetëm një fitore.

Andaj, sonte kjo miqësore është shumë e rëndësishmja para nisjes së eliminatoreve për Botërorin Katar 2020. /express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco