U përjashtua nga grumbullimi me Kosovën, reagon për herë të parë Aro Muriç

U përjashtua nga grumbullimi me Kosovën, reagon për herë të parë Aro Muriç

19:07, 24/03/2021

Një situate jo fortë e qetë te Kosova, në prag të sfidës miqësore ndaj Lituanisë. Portieri i dardanëve, Aro Muriç, u përjashtua nga ekipi përfaqësues ditën e djeshme, për shkak të disiplinës.

Nga Federata e Kosovës nuk u dha më shumë informacion, duke nxitur spekulime të shumta se ai ishte përleshur fizikisht me Edon Zhegrovën, e pastaj qarkulloi skenari se kishte shkuar i dehur në stërvitje.

Por një version të tillë të ngjarjeve e ka mohur Aro Muric, i cili për Insportin u shpreh se lajmi që ai ishte i dehur është një gënjeshtër e madhe.

“Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër e madhe që kam qenë i dehur” – deklaroi Muriç.

Kujtojmë që, Edon Zhegrova mohoi ditën e djeshme lajmin për një zënkë mes tij dhe Muriç, duke e cilësuar një prej gazetave kosovare si antikombëtare dhe se me të do të përballet në gjykatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco