Gjithçka që duhet të dini për shortin e çerekfinales dhe gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Gjithçka që duhet të dini për shortin e çerekfinales dhe gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

11:54, 18/03/2021

Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të mbahet të premten në orën 12:00 në Zvicër dhe do ta pasohet menjëherë nga shorti për gjysmëfinale.


Në këtë short nuk do të ketë kufizime, prandaj ekipet nga i njëjti vend mund të përballen njëra me tjetrën nëse ashtu do shorti.

Ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen më 6-7 dhe 13-14 prill.

 
 

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 27/28 prill dhe 4/5 maj.

Cilat ekipe kanë kaluar në çerekfinale.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund nga Gjermania, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City nga Anglia, Paris Saint-Germain nga Franca, Porto nga Portugalia dhe Real Madrid nga Spanja.

Ndërsa, shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale në Ligën e Evropës do të mbahet po ashtu të premten në orën 13:00, menjëherë pas shortit për Champions.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco