Suarez i mërzitur pas zëvendësimit, buzëqeshje ironike dhe plot mllef

Suarez i mërzitur pas zëvendësimit, buzëqeshje ironike dhe plot mllef

11:42, 18/03/2021

Luis Suarez përjetoi një natë zhgënjyese pasi Atletico Madrid u eliminua nga Champions League.

Sulmuesi uruguaian po shpresonte që t’i jepte fund ecurisë së gjatë pa gol në udhëtim në Ligën e Kampionëve, por nuk la “gjurmë” në përballjen ndaj Chelseas dhe për këtë u zëvendësua në minutën e 59-të.

Në momentin kur po largohej nga fusha, Suarezi buzëqeshi me ironi, megjithëse ishte dukshëm i mërzitur.

Ai kaloi pranë trajnerit Diego Simeone, i cili ishte i përqendruar në lojë, dhe u ul në shkallët e stadiumit teksa shihet duke hequr çorapet i zhgënjyer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco