Zyrtare/ Papu Gomez firmos me Seviljan, ja detajet e kontratës

Zyrtare/ Papu Gomez firmos me Seviljan, ja detajet e kontratës

20:46, 26/01/2021

Telenovela ka mbaruar. Pasi magjepsën Italinë dhe Evropën me futboll e zhvilluar muajt e fundit, Alejandro Gomez dhe Atalanta kanë vendosur të ndajnë rrugët midis tyre. Historia e dashurisë që kishte nisur në vitin 2014, ka përfunduar sot.

Image

Për shkak të marrdhënieve të ftohta me trajnerin Gasperini, Papu Gomez vendosi të largohej nga klubi bergamask.Shumë klube u hodhën në sulm për të firmosur, por futbollisti argjentinas vendosi që t’i bashkohej klubit të Seviljas në La Liga.

Zyrtarizimi sapo ka ardhur, me klubin andaluzian që ka derdhur në arkat e Atalanmtës rreth 7 milionë euro plusë bonuset.Gomez ka nënshkruar për 3 vjet e gjysmë me Sevijan, kontratë nga e cila do të përfitoi 3 milion euro në sezon.

Tek Atalanta, ai luajti mbi 250 ndeshje, ku shënoi 59 gola dhe dhuroi 71 asiste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco