Kapiteni i Atalantës, mesazh tifozëve për krisjen e marrëdhënieve me trajnerin

Kapiteni i Atalantës, mesazh tifozëve për krisjen e marrëdhënieve me trajnerin

14:03, 14/12/2020

Prishje e marrëdhënieve midis trajnerit të Atalantës, Xhanpiero Gasperini dhe yllit të skuadrës zikaltër Papu Gomez.

Tekniku i Atalantës ka qenë i ashpër me vendimet ndaj tij dhe Gomez ka shpërthyer në “Instagram”.

Ai ka postuar një Story ku shkruan: “Të dashur tifozë të Atalantës. Ju shkruaj këtu pasi nuk kam asnjë mënyrë për t’u mbrojtur dhe për të komunikuar me ju. Dëshiroj vetëm t’iu tregoj se kur të largohem, do të merret vesh e gjitha e vërteta. Ju më njihni dhe e dini se çfarë personi jam. Kapiteni juaj!”, përfundon postimin e tij Papu Gomez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco