Plori në ‘Syri TV: Olsi Rama i humb vlerën vetes me deklaratat ndaj tifozëve të Vllaznisë

Plori në ‘Syri TV: Olsi Rama i humb vlerën vetes me deklaratat ndaj tifozëve të Vllaznisë

22:22, 13/12/2020

Vllaznia fitoi 1-0 në “Loro Boriçi” me Partizanin, duke vazhduar të kryesojë renditjen e Superiores.

Pas ndeshjes, pati një deklaratë të drejtorit të Partizanit, Olsi Rama, i cili tha se në stadium kishte shumë tifozë, gjë që sipas tij ndikoi në humbjen e të kuqve.

Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, në lidhje “Skype” në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV iu përgjigj deklaratës së ardhur nga klubi kryeqytetas, teksa foli edhe për ndeshjen.

“Ishte një ndeshje e radhës, ndaj një ekipi me vlera si Partizani. E vlerësuam kundërshtarin, por nuk e mbivlerësuam. Tashmë kemi krijuar besimin në vetvete dhe kemi kapacitet, lojtarë që do të tregojnë vlera. Duam të tregojmë këtë forcë tonën me të gjithë kundërshtarët.

Nuk bëmë gabimin me Kukësin, ndaj kishim një strategji të qartë, nuk i prishëm ekuilibrat në lojën tonë.

Kam respekt për klubin Partizani, edhe për Olsi Ramën, por ai i humb vlerën vetes duke bërë deklarata që Vllaznia luajti me tifozë. Shkodrës i mungon entuziazmi dhe ardhja e Vllaznisë në krye është një vlerë e shtuar e futbollit shqiptar. Publiku shkodran e vlerëson kundërshtarin dhe është një diskutim i kotë që bëhen për tifozët shkodranë’, deklaroi Plori.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco