Historike/ Shqipëria shpallet kampione Evrope në Gjimnastikë, triumfon rusi me pasaportë shqiptare

Historike/ Shqipëria shpallet kampione Evrope në Gjimnastikë, triumfon rusi me pasaportë shqiptare

17:28, 13/12/2020

Shqipëria ka arritur një rezultat fantastik në Kampionatin Europian të gjimnastikës artistike që po mbahet në Mersin të Turqisë.

Kuqezinjtë të cilët përfaqësohen në këtë event nga gjimnasti Matvei Petrov dhe trajneri Alon Hasa, kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampionë të Europës.

Një rezultat historik ky për Shqipërinë që për herë të parë arrin të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit.

Për sa i përket gjimnastit Petrov, ai është një sportist rus i pajisur me nënshtetësi shqiptare disa vite më parë.

Meritë për këtë arritje ka edhe presidenti i Federatës së Gjimnastikës, Flobens Dilaveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco