Presidenti i përkohshëm i Barcelonës merr vendimin për trajnerin Koeman

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës merr vendimin për trajnerin Koeman

23:17, 10/12/2020

Pas humbjes së rëndë kundër Juventusit, presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Karles Tuskets, dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të konfirmojnë në stolin kuqeblu trajnerin Ronald Koeman.

Përballë kamerave të “Chiringuito TV”, Tuskets deklaroi: “Koeman do të vazhdojë punën e tij te Barcelona dhe kjo nuk diskutohet”.

Ndërkohë, media katalanase nënvizon se disa prej lojtarëve kanë nisur që të lodhen me ndryshimin taktik nga 4-3-3 në 4-2-3-1 të skemës së lojës, duke qenë se shumë prej tyre nuk mund ta interpretojnë atë, duke parë edhe mungesat e shumta për dëmtime, me të cilat po përballet aktualisht Barcelona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco