Donnarumma bie dakord për rinovimin e kontratës, 7 milionë euro në sezon

Donnarumma bie dakord për rinovimin e kontratës, 7 milionë euro në sezon

17:53, 01/12/2020

Skuadra e Milanit është në prag të marrëveshjes së rinovimit me Gianluigi Donnarumman të cilit i skadon kontrata aktuale në qershor të vitit 2021.

21-vjeçari mund të diskutojë me klube të tjera në janar, por mediat në Itali pretendojnë se ai dëshiron të qëndrojë te klubi kuqezi, i cili aktualisht është në krye të Serie A.

Donnarumma ka kërkuar pagë prej 8 milionë eurove në sezon në një kontratë 3-vjeçare, por Milani ka bërë presion për një marrëveshje 4-vjeçare me pagë prej 7 milionë eurove.

Pas diskutimeve të fundit, Donnarumma është pajtuar më këtë marrëveshje dhe pritet të nënshkruajë së shpejti. Portieri italian nuk ka pësuar gol në 4 prej 9 ndeshjeve të para këtë sezon në Serie A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco