COVID- 19/ Elseid Hysaj merr përgjigjen e testit

COVID- 19/ Elseid Hysaj merr përgjigjen e testit

14:42, 01/12/2020

Elseid Hysaj fiton betejën me Koronavirusin. Mediat në Itali dhe sidomos ato që qëndrojnë pranë klubit të kaltër bëjnë me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare e ka kaluar virusin famëkeq, pasi tamponi i fundit të cilit i është nënshtruar ka dalë negativ dhe me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjen e radhës në Europa League, atë ndaj holandezëve të AZ Alkmaar.

Hysaj u infektua me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare, teksa rezultoi pozitiv para ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë.

Në këto dy javë shkodrani ka qëndruar në karantinë, por nga dita e sotme pritet t’i bashkohet Napolit në stërvitje me shpresën se do të luajë disa minuta në sfidën e të enjtes ndaj AZ Alkmaar për të qenë plotësisht gati për takimin e fundjavës në Serie A ndaj Crotones në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco