Interi, bilanc pozitiv në kohë pandemie

Interi, bilanc pozitiv në kohë pandemie

20:44, 27/11/2020

Është zhvilluar sot mbledhja e Këshillit të Aksionarëve tek Interi, e cila për shkak të kushteve të pandemisë, u mbajt online, ndërsa drejtuesit raportuan arritjet dhe problematikat e hasura gjatë sezonit të fundit 2019-2020.

Kështu është raportuar një rritje e brandit Inter, që është renditur sërish mes 15 markave më me vlerë në botën e futbollit, konkretisht në vendin e 14 me 466 milionë euro vlerë.

Kjo rritje është me 235% krahasuar me 2016-ën, kur zikaltrit ishin në vendin e 29-të.

Edhe puna mjaft e mirë e bërë nga “Inter Media House” ka sjellë rezultatet e saj, pasi ndjekësit në rrjetet e ndryshme sociale janë rritur me 72% krahasuar me një vit më parë, duke bërë zikaltrit klubin me rritjen më të madhe në përqindje gjatë sezonit të fundit.

Është shtuar ndjeshëm edhe numri i tifozëve në botë, që ka prekur shifrën 428 milionë dhe është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, të dhëna këto që renditin Interin të 9-in në botë.

Gjithashtu edhe bilanci financiar i sezonit të kaluar është mbyllur mjaft mirë dhe brenda të gjithë parashikimeve të drejtuesve, kjo veçanërisht falë një plusvalence të madhe të siguruar nga shitja e ish-kapitenit Mauro Icardi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco