Cabrini bën deklaratën e fortë: Maradona do ishte gjallë po të kishte ardhur te Juventusi

Cabrini bën deklaratën e fortë: Maradona do ishte gjallë po të kishte ardhur te Juventusi

18:48, 27/11/2020

Ish-mbrojtësi anësor i Juventusit, Antonio Cabrini, ka shprehur keqardhjen maksimale për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës, të cilin e quajti një kundërshtar shumë xhentil dhe një legjendë të gjallë.

Cabrini është përballur shpesh me Diegon si kundërshtar në fushë, por në deklaratën e tij tha se nëse legjenda argjentinase do të kishte veshur fanellën e Juventusit, do të ishte ende gjallë, pasi ambienti do ta ndihmonte më shumë.

“Maradona ishte një legjendë e gjallë një kundërshtar xhentil, që ashtu si shumë talente të tjerë, ka ditur të japë më të mirën dhe më të keqen në të njëjtën kohë. Do të ishte akoma me ne, nëse do të kishte ardhur te Juventus, pasi ambienti, jo klubi, por ambienti do ta kishte shpëtuar. Dashuria e Napolit ishte kaq e fortë dhe autentike”, u shpreh Cabrini.

Megjithatë vetëm pak orë më vonë Cabrini u pendua për deklaratën e tij dhe kërkoi ndjesë, duke theksuar se nuk duhej të ishte marrë me gjykime morale për jetën e legjendës argjentinase Maradona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco