Mesazhi prekës i djalit të Maradona-s pas vdekjes së të atit: Me ty në krah ndjehesha i pathyeshëm!

Mesazhi prekës i djalit të Maradona-s pas vdekjes së të atit: Me ty në krah ndjehesha i pathyeshëm!

17:20, 27/11/2020

Djali i legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili vdiq të mërkurën në moshën 60 vjeçare, ka dhënë një mesazh për babain e tij të ndjerë pasi nuk mundi të jetë i pranishëm në funeral përshkak se rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Sa i lumtur isha me ty nuk mund ta imagjinosh. Vetëm duke të parë në krahun tim ndihesha i pathyeshëm ». Kështu fillon letra e gjatë e Diego Armando Maradona Jr për babanë e tij, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Djali i “El Pibe de Oro-s” dëshironte t’i ndante emocionet në profilin e tij në rrjetet sociale. “Nuk mund ta imagjinosh sa do të më marrë malli për përqafimin tuaj, babi. Sa do të më marrë malli të ulem pranë teje për të parë një ndeshje të Napolit .

Po fëmijët e mi? Si do të rriten pa një gjysh kaq të dashur? Unë të premtoj se ata do të jenë gjithmonë në krahun tënd, se do t'ju mbrojnë dhe do të krenohen me gjyshin e tyre. Babi, kapiten i zemrës sime, nuk do të vdesësh kurrë sepse do të të dua deri në frymën e fundit. Më prit dhe eja e më merr kur të vijë koha ime sepse të kam dashur gjithmonë pranë meje, sepse një djalë me babanë pranë tij nuk ka frikë nga asgjë. Udhëtim të mbarë, 10 të zemrës sime. Të dua ", përfundoi Diego Jr .

Djali i Maradonës këto ditë ka qenë aktiv edhe me postime në instastory.

“Kapiteni i zemrës kurrë s’do të vdesë”, bëri këtë postim menjeherë pas vdekjes me 25 nëntor, ku shfaqej stadiumi i Napolit me dritat e ndezura në nder të legjendës argjentinase.

Image

Diego Junior gjithashtu bëri një postim foto të lojtarëve të Napolit duke nderuar legjendën Maradona.

“Dojeni i dhe mbrojeni fanellën tuaj si të ishte lëkura e dytë. Është fanellë e përjetshme, fanella e babait tim”.

ImageImage

 Kujtojmë se Argjentina shpalli tre ditë zie me rastin e vdekjes së Maradonas.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco