Sherif Kallaku në formë te Lokomotiva, asist në derbin me Dinamon e Zagrebit

Sherif Kallaku në formë te Lokomotiva, asist në derbin me Dinamon e Zagrebit

21:19, 01/11/2020

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Sherif Kallaku, vazhdon të shkëlqejë te Lokomotiva e Zagrebit.

22-vjeçari dhuroi një tjetër asist në derbin e kryeqytetit përballë Dinamos së Zagrebit, që u mbyll në barazim 1-1, duke shkaktuar ndalesën e dytë për kryesuesit në këto 10 javë të para.

Kallaku shërbeu në minutën e 41-të me shumë zgjuarsi asistin e golit të barazimit të nigerianit Ibraim, me ndeshjen që deri në fund nuk ndryshoi më, duke u dhënë një pikë me vlera bardhebluve ndaj rivalëve të Dinamos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco